Gjykata merr vendim për personin që kishte tentuar ta sulmoj Rrahman Jasharajn

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë vërejtje gjyqësore personit i cili muaj më parë tentoi të sulmonte kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një nga shkollat e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi i cili edhe ka paralajmëruar se rastin do e drejtojë në Gjykatën e Apelit.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Gjykata i dha Vrejtje gjygjesore z.Musli Rexhepit i cili sipas Gjykates ka tentuar ta ndaloj apo pengoj greven e SBASHKU-t ne krye me z.Rrahman Jashari me daten 05.09.2022

Qudia me e madhe eshte se greva ka filluar me 25 Gusht dhe ka perfunduar me 1 Tetor 2022,pra nuk eshte ndaluar me 5.09.22
Greva qe i la 320,000 nxenes pa mesim dhe i humben mbi 3milion ore mesimi i deshperoi 640,000 prinder qe se bashku me nxansa bejn rreth 1milion qytetat te republikes sone perfundoi me nje verejtje gjygjesore.

Keshtu shpenzon sistemi yne juridik taxat e qytatareve te Republikes tonë

Loja ende nuk ka perfunduar.

Shifemi ne Gjykate te Apelit.