Prokuroria Themelore në Ferizaj ia ka vazhduar masën e paraburgimit prej dy muajsh dy të dyshuarve për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Kirvaqës dhe Arbër Sejdiut.
Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi, nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
“Edhe për dy muaj i është vazhduar masat e paraburgimit dy të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj. Kjo masë përfundon më 18 janar 2022”, kanë thënë nga Gjykata për Insajderin.
Krivaqa e Sejdiu akuzohen se më 22 gusht të këtij viti kanë privuar nga jeta 18-vjeçaren Marigona Osmani, ku më pas e kishin dërguar pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt dhe ishin larguar.







