Gjykata merr vendim për 39-vjeçarin që dyshohet se dhunoi mbesën e mitur në Istog

Një muaj paraburgim i është caktuar 39-vjeçarit që dyshohet se dhunoi mbesën e tij në fshatin Vrellë të Istogut.

Lajmin e ka ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Seanca e procedurës paraprake është mbajtur dje. Gjyqtari ka aprovuar kërkesën e Prokurorit të Shtetit që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit ne kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka thënë Nikçi.

Policia dje bëri të ditur se e mitura është e moshës 15-vjeçare dhe se rasti ka ndodhur në shtator të vitit 2021.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe psikiatrik.