Gjykata

Gjykata merr një vendim për deputetin e arrestuar të AAK-së

Deputeti i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Shkumbin Demaliaj, është liruar edhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Demaliaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.

Më pas i ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak. Me datë 4 tetor i ishte ndryshuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Edhe deputeti tjetër i NISMA-së, Milaim Zeka dje ishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Të dy ishin arrestuar për kërcënime publike në media ndaj prokurorëve.