Gjykata kërkon të shfaqet ‘live’ në TV varja e një të riu që vrau të dashurën se e refuzoi në martesë

Një gjykatë egjiptiane po planifikon të transmetojë drejtpërdrejt varjen e një vrasësi që goditi me thikë për vdekje një studente kur ajo refuzoi propozimin e tij për martesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Universitetit Mansoura.

Mohamed Adel, 21 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e shoqes së tij të klasës në universitet, Naira Ashraf, kur ajo e refuzoi atë, dhe gjykata që e dënoi me vdekje më 6 korrik.

Gjykata tani ka bërë thirrje që ekzekutimi i tij të transmetohet drejtpërdrejt në television për të parandaluar krime të ngjashme që të ndodhin në të ardhmen.