Gjykata jep vendimin për Fredi Belerin

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit të bashkisë të Berishës e Metës për bashkinë e Himarës, i cili u arrestua një ditë më parë për blerje votash.

Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri një ditë më parë.

Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave.

Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.