Gjykata ia ndalon “Visametric”-it pagesën 30-euroshe për kthim të pasaportës

Avokati Flamur Abdullahu ka bërë të ditur se Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur sot që kompanisë “Visametric” t’i ndalohet marrja e pagesës prej 30 euro, si tarifë për kthim të pasaportave, kur qytetarët aplikojnë për viza në ambasadën e Gjermanisë në Kosovës.

Avokati Abdullahu ka thënë se vendimi është marrë pas padisë që ai e ka bërë ndaj kompanisë.

Ai, gjithashtu, e ka publikuar edhe vendimin e gjykatës në llogarinë e tij në Faecbook.

““Për këtë 9 Maj – Dita Evropës po ju njoftoj që Gjykata Komerciale, në të dyja shkallët, ka dhënë vendim që i ndalon kompanisë Visametric L.L.C. që të detyrojë aplikantët të paguajnë shërbimin postar për kthim të pasaportës kur aplikojnë për viza në Ambasadën Gjermane. Detyrimi i aplikantëve për të paguar postën është vetëm një zhvatje më shumë që i bëhet qytetarëve të Kosovës në aplikime për viza që nga pas lufta. Vlera prej 30 euro për person përbën disa miliona përfitim për kompaninë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Gjithashtu, unë kam ushtruar Padi Kolektive në emër të interesit publik ndaj Visametric L.L.C. për këtë çështje”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: