Gjykata gjermane vendos që ta pranojë gruan e cila luftoi për ISIS-in

Një gjykatë gjermane ka marrë vendim që ministria e jashtme gjermane, duhet ta pranojë gruan nga Siri me pasaportë gjermane dhe tre fëmijët e saj, e cila morri pjesë ISIS. Ky vendim shihet si njëri ndër vendimet e para që gjykata e morri kundër qeverisë.

Një familjar i luftëtares së ISIS-it, kërkoi nga gjykata që ta japë mendimin se a ka të drejtë ajo të kthehet në vendin e saj, e cila për momentin gjendet në pjesën e Sirisë e cila kontrollohet nga kurdët, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Si të gjitha shtetet perëndimore, Gjermania përballet me dilemën se si t’i trajtojë qytetarët e saj të cilët iu bashkuan Shtetit Islamik, i cili tani ka mbetur pa territori, për shkak se enklava e fundit e tij u shkatërrua gjatë muajit Mars nga forcat amerikane.

Luftëtarja e dyshuar, fati i së cilët së bashku me tre fëmijët e saj, është i panjohur, kishte ikur nga Gjermania për në Siri në vitin 2014.

Qeveria gjermane vendosi që vetëm fëmijët duhet të pranohen në Gjermani, ndërsa gruaja jo. Por administrate kurde në Sirinë veriore, e cila i mban shumë luftëtarë të ISIS-it, kërkoi që edhe nëna e fëmijëve të kthehet në Gjermani.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme gjermane, tha se qeveria po e studion mirë vendimin e gjykatës së lartë. Avokati i familjes nuk pranoi që të jepte informacione për media.

Sipas inteligjencës gjermane, rreth 1000 shtetas gjermanë kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, ku ishte i vendosur Shteti Islamik.

loading…