Gjykata fton Zekën për fjalët që i kishte thënë Frashër Krasniqit

Në shtatorin e vitit 2017 ndodhi një përplasje televizive në mes Milaim Zekës dhe Frashër Krasniqit.

Madje, Krasniqi e kishte sulmuar Zekën, live në emision duke kaluar debati në dhunë fizike, transmeton Ballkani.info.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka ftuar ish-deputetin, Milaim Zeka për t’u paraqitur në gjykatë për shkak se i kishte thënë Krasniqit, “do ta shohim pas emisionit”, këtë e ka thënë Zeka në një postim në Facebook.

Milaim Zeka nga Gjermania ku ndodhet momentalisht ka kritikuar këtë ftesë duke kundërshtuar ashpër sistemin politik në vend.

Postimi i plotë:

loading…