Gjykata e tenderëve anulon për të dytën herë “fituesin” për Hartën Zonale të Rahovecit

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka njoftuar se aktiviteti i prokurimit për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit duhet të rivlerësohet bazuar në rekomandimet e dhëna nga eksperti shqyrtues, shkruan sot Koha Ditore.

Paneli shqyrtues i këtij organi ka kërkuar që në afatin prej 10 ditësh të informohet nga zyrtarët komunalë rreth zbatimit të rekomandimit të ekspertit shqyrtues të paraqitura për këtë lëndë.Në këtë njoftim, OSHP-ja ka bërë të ditur se operatori ekonomik

“Insi” dhe operatori ekonomik “Infra Plus” kanë paraqitur ankesa të ndara kundër njoftimit për anulim të aktivitetit të prokurimit me titull “Hartimi i hartës zonale të Komunës së Rahovecit”, të iniciuar nga Komuna e Rahovecit, me pretendimet se autoriteti kontraktues nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik.