Gjykata e Pejës liron pronat e sekuestruara në Brezovicë

Gjykata Themelore në Pejë i ka liruar të gjitha pronat që ishin sekuestruar gjatë aksioneve në Brezovicë.

Paparaci e ka siguruar urdhrin e Gjykatës Themelore në Pejë, ku po trajtohet kjo çështje penale ndaj ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq dhe pesë të tjerëve.

“Hudhet si e pas afatshme kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar”, thuhet në urdhrin e gjykatës.

75 vila në Brezovicë, Zonën e Dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”, ishin konfiskuar në nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë.