Gjykata e Pejës e shpall fajtor Zenun Elezaj

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, sot është dënuar nga Gjykata e Pejës me 4 mijë euro gjobë.

Elezaj u dënua për vepren penale “konflikt interesi”.

Ai në vitin 2018 kishte ndikuar që vajza e tij të punësohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në komunën ku ai e udhëheq.