Gjykata e Lartë e Irlandës Veriore vendos të enjten për Brexit-in pa marrëveshje

Gjykata e Lartë në Belfast të Irlandës Veriore pritet që këtë të enjte të marrë vendim për ligjshmërinë e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje për tërheqje.

Ky vendim do të merret me kërkesën e një aktivisti, i cili pretendon se një veprim i tillë nuk përputhet me Marrëveshjen e Paqes të Irlandës Veriore të vitit 1998.

Aktivisti Raymond McCord, një nga tri figurat që e kanë nisur këtë rast gjyqësor, tha se ka shpresë që gjykatësi do ta dërgojë lëndën në Gjykatën Supreme Britanike.

“Do ta jap gjykimin e gjykatës të enjten në mëngjes”, tha gjykatësi Bernard McCloskey, i cili i dëgjoi argumentet se Brexit-i nuk përfshihet në legjislacionin ekzistues.

Një avok që e përfaqëson qeverinë britanike tha të hënën se sipas Nenit 50 të Traktatit për Bashkimin Evropian, obligimi për të negociuar bie mbi Brukselin, e jo mbi shtetin anëtar. Sipas avokatit Tony McGleenan, legjislacioni britanik i viteve 2017 dhe 2018 sugjeron, por nuk kërkon marrëveshje për tërheqje.

Ky është njëri nga rastet ligjore që janë nisur në mbarë Mbretërinë e Bashkuar për t’i sfiduar planet e kryeministrit Johnson. Gjykata Supreme pritet të mbajë seancë dëgjimore më 17 shtator lidhur me vendimin e tij për ndërprerjen e punës së kuvendit për pesë javë, shkruan “Reuters”.

loading…



Chat conversation end
Type a message…