Gjykata e detyron të ia lëshojë shtëpinë gruas pas divorcit, ai e hedh shtëpinë në erë

Një burrë ka hedhur shtëpinë e tij në erë. Ai këtë e ka bërë gjatë kohës kur ai dhe ish gruaja ishin ende brenda. Këtë e ka bërë pasi që nuk deshi të i linte shtëpinë ish gruas e cila e kishte fituar atë në gjykatë.

Ian Clowes pritej që të dilte nga shtëpia në Poole, Dorset në Britani të Madhe. Shpërthimi ndërkohë gati i kishte mbytur të dy personat që ishin brenda.

Elaine Clowes u gjend nën një varg mbetjesh në dhomën e gjumit të saj por kishte shpëtuar pa ndonjë lëndim. Ndërkohë Ian ka pësuar kallje të shkallës së lartë.

Clowes javën e kaluar u dënua me 5 vjet në burg për gjestin e tij.

“Ky sulm është bërë për hakmarrje. Ian nuk deshti që të ia lëshonte shtëpinë gruas pasi që ai e kishte blerë atë”, tha gjykatësi Jonathan Fuller.

Përveq dënimit, Ian tani duhet që të paguajë kompensim ndaj ishgruas së tij dhe fqinjëve për dëmet e shkaktuara.

Ian e kishte shpërthyer shtëpinë duke hapur dy valvola të gazit dhe duke ia vënë flakën.