Gjykata e Apelit ka ende lëndë të vitit 2014, por e vlerëson të suksesshme punën e saj

Gjykata e Apelit vazhdon të ketë në sirtar të saj lëndë të pazgjidhura që nga viti 2014.

Por, zyrtarë të saj e kanë vlerësuar të suksesshëm 6-mujorin e punës së këtij viti.

Gjykata kishte rreth 20 mijë e 700 lëndë të pazgjidhura, përfshirë ato të pranuara gjatë këtij viti, dhe ka arritur deri tash t’i shqyrtojë 8 mijë e 712 lëndë.

Por, më i lartë është numri i rasteve që nuk janë zgjidhur nga kjo gjykatë, përkatësisht rreth 12 mijë sosh.

Shala ka shtuar se janë duke punuar që lëndët e para 5 vjetëve të zgjidhen më së largu deri në nëntor të këtij viti e që të tilla janë 1,300, të viteve 2014 e 2015.

Kryetari i Gjykatës së Apelit ka treguar se këto raste janë kryesisht të natyrës civile dhe se në lëmi tjera nuk ka zvarritje.

loading…