Gjykata e Apelit brenda Dhomave të Specializuara ka hedhur poshtë kërkesën e Hysni Gucatit për seancë dëgjimore.

Ky vendim u bë i ditur përmes një njoftimi në faqen e Dhomave të Specializuara.

“Paneli i Gjykatës së Apelit: REFUZON kërkesën për dëgjim; dhe mohon ankesën në tërësinë e saj”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.