Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve F. Th. dhe L. M.
Të akuzuarit janë fajtor, sepse me datë 24 janar 2019, rreth orës 16:00 minuta, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Ponesh, gjatë një kontrolli të zyrtarëve policor, është gjetur substancë narkotike e llojit “marihuanë”. I pandehuri F. Th. ka marr substancën narkotike nga një person i panjohur në Prizren në peshë prej 52.37 kilogram, për të transportuar tek i pandehuri L. M. nga Gjilani, i cili ka qenë duke e pritur në parkingun e ETC-së në Gjilan. /Ballkani.info







