Gjuriqit i dhemb fort ndalimi i ndeshjes “Zvezda” – “Trepça”, thotë se FFK duhet të përjashtohet nga UEFA

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pas ndalimit të ndeshjes futbollistike midis “Crvena Zvezdës” së Beogradit dhe “Trepçës” së Mitrovicës, që duhej të zhvillohej në Zveçan, ka deklaruar për media se “Prishtina duhet të fluturojë kryengul nga UEFA dhe FIFA, ku” siç është shprehur ai, “asnjëherë nuk e kishte vendin”, raportojnë mediat e Beogradit.

“Ky është edhe një fakt për përpjekjet e Prishtinës që Serbinë në çdo mënyrë, madje edhe simbolikisht, ta përzë nga Kosova e Metohija, ndonëse ndeshja kishte për qëllim promovimin e sportit dhe asnjë mesazh politik”, është shprehur ai, ndonëse zhvillimi i një gare çfarëdo karakteri në një vend tjetër cenon sovranitetin dhe integritetin e atij vendi dhe në rastin e Serbisë ka mesazh politik dhe pretendim territorial, vërejtjet e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, “ndeshja në mes të “Trepçës” vendëse nga Zveçani dhe “Cërvena Zvezdës” së Beogradit është dashur të luhej sipas propozicioneve të UEFA-s dhe të FIFA-s, dhe me këtë akt agresiv politik Prishtina ka cenuar themelet e sportit botëror dhe vlerat e paqes e të bashkëpunimit që ai promovon” është shprehur zyrtari i Beogradit që me çdo paraqitje të tij provokon politikisht dhe në baza të tjera shtetin e Kosovës dhe shqiptarët.

loading…