Për projektin e ujësjellësit për komunat veriore, që ka filluar të realizohet në vitin 2013, tri komunat veriore, Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë marrë 9 milionë euro kredi te “Hypo Alpe Adria Banke”, ndërsa ende pa filluar punimet kompanive ndërtimore u janë paguar 4.2 milionë euro. Për ta përfunduar projektin Qeveria e Serbisë ka dhënë edhe 6 milionë euro të tjera, shkruan sot Gazeta “Zëri”

“Banorët e Mitrovicës së Veriut, të Zveçanit dhe të Zubin Potokut nuk do të vuajnë më për ujë të pijshëm dhe se këtë verë nuk do të kenë probleme me jugun, nuk do të varen nga vullneti i shqiptarëve se a do t’ua lëshojnë ujin ose jo, pasi që Ujësjellësi për komunat veriore të Kosovës, pa Leposaviqin, do të përfundojë deri në “Vidovdan”.

Republika e Serbisë ka dhënë edhe 6 milionë euro të tjera, në mënyrë që projekti i Ujësjellësit për komunat veriore të Kosovës të përfundojë deri më 28 qershor të këtij viti”, ka siguruar drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të premten.

Projekti, i cili ka filluar në kohën kur drejtor i Zyrës për Kosovën ishte Aleksandar Vulin, aktualisht ministër i Mbrojtjes së Serbisë, ka kosto jashtëzakonisht të lartë dhe tani arrin në 15 milionë euro