Gjuriq: Serbët e Kosovës të reagojnë, nuk duhet lejuar të abuzohen nga Albin Kurti

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pas deklarimeve kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, se “Serbët e Kosovës pajtohen me mua, por frikësohen nga Serbia që ta pranojnë”.

Gjuriq thotë se komuniteti i komunave serbe duhet që në mënyrë urgjente të reagojnë dhe ta ruajnë veten nga siç ka thënë ai “një abuzues siç është Kurti”, shkruajnë mediat serbe.

Politikani serb thotë se fakti që Kurti deklaron se nuk dëshiron që formimin e Asociacionit, është një tregues që ai dëshiron ta shndërrojë popullin serb në një kolektiv pa asnjë të drejtë.

Tutje Gjuriq ka komentuar edhe deklarimet e Kurtit rreth Nenad Rashiqit dhe Rada Trajkoviqit se “flasin e veprojnë sikur të ishin shqiptarë”.

“Dëshira më e madhe e Kurtit është që serbët t’i bëhen bashkëpunëtorë në ëndrrat e tij për për Shqipërinë e Madhe, pro ato ëndrra janë të kota”, ka thënë Gjuriq.

Tutje ai ka thënë se serbët janë duke u bashkuar krah Listës Serbe, pasi që sipas tij ata janë në dijeni që “ politikanët si Kurti janë kërcënim serioz për mbijetesën e tyrë në Kosovë”, ka shtuar ndër të tjera.

loading…