Kryediplomati serb Marko Gjuriq tha se sot në Shtëpinë e Bardhë është takuar me Zëvendës Këshilltarin Kombëtar për Sigurinë, Andreë Baker.
Siç tha Gjuriq në një postim në X, ata kanë folur “për të ardhmen e marrëdhënieve Serbi–SHBA” dhe për ngritje në nivel të partneritetit.
“Përsërita gatishmërinë e Serbia për të çuar partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara në një nivel më të lartë. Partneritetet e forta ndërtohen mbi besim, interesa të përbashkëta dhe dialog të vazhdueshëm – dhe ne shohim potencial të madh për të ecur përpara së bashku”.







