Gjuriq: Mendojnë se jemi budallenj, por nuk jemi

Marko Gjuriq thotë për televizioni serb “TV Prva” se kishte dashur që ambasadori i SHBA në Prishtinë “t’i rrahë” liderët në Kosovë, por shton se nuk beson që kjo do të ndodhë.

“Qysh sot do të paraqitet në qeverinë e Kosovës propozimi mbi marrëveshjen e Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen graduale të kontrollit kufitar. Kjo tregon për qëllimet e Prishtinës”, ka thënë drejtori i zyrës serbe për Kosovën për “TV Prva”.

Në pyetje t’i komentojë pretendimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se po angazhohet për heqjen e taksave, se pret marrëveshje të dyja palëve, por se Bujanovci, Presheva dhe Medvegja të jenë pjesë e kësaj marrëveshjeje, ai përgjigjet: “Do të isha naiv nëse kisha besuar se është vërtetë autentike ajo çfarë thonë për heqjen e taksave.

Të përkujtojë, të gjithë ministrat e qeverisë së Kosovës kanë votuar për taksat. Mendojnë se jemi budallenj, por nuk jemi. Së pari të shohim se a do t’i heqin taksat”.

I pyetur se a do ta tërheqë edhe një vend njohjen e pavarësisë së Kosovës, siç është paralajmëruar, Gjuriq ka thënë “le të zihet edhe pak”.