Gjuriq: Marrëdhëniet me SHBA-në janë themeli i progresit tonë të ardhshëm

Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia dëshiron që marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara të jenë themeli i përparimit, zhvillimit dhe stabilitetit të tyre në të ardhshëm, transmeton Indeksonline.

Kështu tha ai në kremtimin virtual të Ditës së Shtetit të Serbisë, organizuar nga ambasada, raporton Tanjugu.

Të hënën, ai theksoi se kjo ditë përkujtohet në kujtim të 15 shkurtit 1835, kur “Serbia miratoi Kushtetutën e parë moderne, liberale”, por ai gjithashtu theksoi “ fillimin e Kryengritjes së parë serbe, e cila, siç tha ai, “ishte revolucioni serb”.