Gjuriq lajka gjermanes Schitz, ankohet se Prishtina po destabilizon rajonin

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’, Marko Djuric, priti në takim Drejtoren e Departamentit për Europën juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Suzanne Schitz, me të cilën bisedoi për ngjarjet në Kosovë në rrafshine sigurisë dhe politikës. Si zakonisht pati shumë ankesa

Djuric tha se Beogradi është i përcaktuar për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe zgjidhje paqësore për të gjitha mospajtimet në rajon.

Djuric vazhdoi e fajësoi Prishtinën se po vepron në drejtim të destablizimit të rajonit në vend se të drejtohet drejt stabilizimit të rrethanave, thuhet në komunikatën e zyrës për Kosovë të qeverisë serbe.

Në takim u bisedua edhe për perspektivën europiane të Serbisë si dhe kontributin e Gjermanisë dhe investitorëve gjermanë në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të saj.

Suzanne Schitz udhëheq departamentin për europën juglindore në Drejtorinë Politike 2 në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, përgjegjëse për përpilimin e politikave të shtetit gjerman.

Ajo po merr pjesë në Forumin për Siguri në Beograd që ka temë “Zgjidhja e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”. Ajo do të mbajë fjalën hapëse të forumit pasi i Dërguari i Posaçëm i SHBA’ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer anuloi pjesëmarrjen.

loading…