Gjuriq kundër QUINT-it: Kërkesat e tyre janë përpjekje për barazi artificiale mes Kosovës dhe Serbisë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka kundërshtuar kërkesat e QUINT-it.

Thirrja e QUINT-it që Kosova ta heq taksën, kurse Serbia ta ndërpresë fushatën për tërheqje të njohjeve të Kosovës, Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nuk e sheh si befasi.

Ai ka porositur se Serbia do ta udhëheq politikën e jashtme në bazë të interesave të saj.

Gjuriq, si mysafir në emisionin e mëngjesit në televizionin “RTS”, ka thënë se do të ishte befasi nëse QUINT-i, nëntë muaj pas vendosjes së taksës, do t’i kishte thënë Kosovës se do të përdorë mekanizmat e CEFTA-së dhe SSP, për të shkaktuar presion.

Ai i sheh kërkesat nga QUINT-i si përpjekje për të baraspeshuar të dyja palët edhe pse sipas tij Kosova ka bërë shkelje ndërkombëtare.

“E jona është të reagojmë, të mos heshtim, nuk mund të ketë barazim artificial dhe të vazhdojmë të flasim”, deklaroi Gjuriq.

Një tjetër problem i përmendur nga Gjuriq është mënyra se si QUIN-i e sheh dialogun e ardhshëm, e që është njohja e Kosovës në territorin e saj të plotë, transmeton lajmi.net. Ai ka theksuar se situata është mjaft e vështieë dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qenë të drejtë kur ka thënë se na presin shtatë ose tetë muaj të vështirë.

“Ne nuk kemi paraqitur kërkesë kundër Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, e as ata nuk kanë kërkuar të kemi asnjë lloj marrëveshje”, u shpreh Gjuriq.

loading…