Gjuriq dhe Sarceviq në Veri për t’i bërë propagandë “krizës humanitare

Dy zyrtarë serbë do të qëndrojnë në veri të vendit, në prag të asaj që po quhet krizë humanitare e që sipas banorëve të kësaj ane po ndodh shkaku i vendosjes së taksës, ku po mungojnë produktet esenciale.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i Arsimit serb, Mladen Sarceviq të premten pritet të vizitojnë Kosovën.

Të dy këtyre zyrtarëve iu është dhënë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme. Këtë lajm e ka konfirmuar këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

“Po iu është dhënë leje Marko Gjuriqit dhe Mladen Saraceviq. Të dy këta do të qëndrojnë një ditë në Kosovë për një vizitë rutinore në Universitetin e Mitrovicës”, deklaroi ai.

Zyberaj po mohon se kjo vizitë mund të ketë lidhje dicka me krizën humanitare që po përmendet në veri.

“Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj. Qytetaret serbë te Kosoves jane te shqetesuar nga dhuna psikologjike e udheheqesve politik te Beogradit. Ne jemi duke i percjelle me vemendje keto shqetesime”, thanë nga MPJ.