Marko Gjuriq

Gjuriq: Deklarata e Veselit tregon se Vuçiq është e vetmja pengesë e arritjes së qëllimit të tyre

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit se pavarësia e Kosovës ka vetëm një armik, Serbinë me presidentin e saj Aleksandar Vuçiqin”, shkruan ‘Blici’ serb, ‘Tanjug’, ‘B92’.,etj.

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj kësaj deklarate, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Vuçiq po sulmohet pasi është i sinqertë dhe punon për të drejtat e serbëve të Kosovës.

“Deklarata e Veselit e konfirmon se Vuçiqi është e vetmja pengesë e arritjes së qëllimit të tyre – që Serbia të mos mund të marrë asgjë nga Kosova”, është shprehur Gjuriq.

Gjuriq ka shtuar se Veseli e dinë që Vuçiq nuk do të heq dorë dhe se askush nuk do të mund ta mposhtë.

Ndryshe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku po diskutohet për rezolutën e dialogut Kosovë-Serbi ende është duke vazhduar