Gjumi i dobët i rritë nivelet e stresit për 30 për qind

Ndiheni të stresuar? Shkoni flini!

Mjafton një natë e keqe me gjumë që nivelet e stresit dhe ankthit t’ju rriten për 30% – prandaj vërtet se do të përfitoni mendërisht nëse flini.

Studimi, i kryer nga ekspertët amerikanë, ka treguar se gjumi i dobët e ndalë zonën e materies së hirtë të quajtur korteksi i mesëm parafrontal, i cili e aktivizon ankthin.

Në anën tjetër, gjumi i thellë i lehtëson brengat.

Gjatë gjumit, valët e trurit sinkronizohen, pulsi i zemrës dhe shtypja e gjakut zvogëlohet dhe mendja shumë lehtë e largon çdo stres dhe brengë.

Sipas ekspertëve, gjumi i thellë është lehtësues natyral i ankthit dhe stresit, prandaj është e rëndësishme që çdo natë të mjaftohemi me gjumë.

Thënë më thjesht, nëse veç keni probleme me gjumë apo bëni pak gjumë, është e rëndësishme ta zgjidhni këtë çështje në mënyrë që të ndiheni më pak të stresuar.

loading…