Gjukanoviq paralajmëron qasje të re për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka deklaruar për Zërin e Amerikën në gjuhën serbe se është i inkurajuar sepse gjatë bisedave në Nju Jork ka fituar përshtypjen se ndryshimi i kufijve më nuk është qasje dominuese në zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë, por se po konstituohen qasje tjera të cilat do të sjellin deri te qëllimi i përbashkët.

“Ne kemi paralajmëruar se idetë rreth shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimeve të kufijve nuk janë të mira, sepse besojmë se asgjë nuk mund të përfundojë me ndonjë precedent, por se çdo precedent tërheqë efektin domino, dhe kjo mund të rrezikojë stabilitetin e brishtë të rajoni tonë”, ka thënë Gjukanoviq.

Jam i inkurajuar sepse pas bisedave të cilat i kam pasur në Nju Jork këto ditë, duket se kjo më nuk është qasje dominuese për zgjidhjen e problemit, duket se tani po konstituohen qasje tjera të cilat do të sjellin deri te qëllimi i përbashkët – zgjidhjen e problemit.

Në pyetje të shpjegojë se cilat janë ato qasje ndryshe të cilat mund të sjellin deri në zgjidhje të problemit, Gjukanoviq ka thënë se në këtë moment nuk dëshiron të elaborojë, sepse edhe ata me të cilët ka biseduar ende i mbajnë ato në formë të punës.

“Nuk do të doja të jem dikush i cili me ndoshta zbulimin e parakohshëm të atyre ideve ta prish shansin që të arrihet deri te marrëveshja. Si duket tani janë në rend dite propozimet shumë më të ndërlikuara dhe më serioze, se është shumë mirë që nuk kemi vetëm një propozim por disa dhe që do të mund të zgjedhim atë i cili e zgjidhë këtë problem dhe kontribuon në stabilitetin më të besueshëm, gjë që është qëllimi i të gjithë neve”, ka thënë Gjukanoviq.

loading…