Ai është ulur në kolltuk me këmbët kryqëzuara, duart mbështetur, uniformë të devotshme – këmishë të bardhë, pantallona të zeza – shoqëruar nga guximi i çorapeve me vija, në fytyrë e njëjta buzëqeshje sfiduese ndaj rregullave fundamentaliste të veshjes.

“Unë jam ende këtu, rehat dhe i qetë para shtëpisë sime, edhe nëse e keni shkatërruar atë”.

Që nga ajo ditë, shërbimet sekrete kanë ndërtuar një profil të ri psikologjik të Yahia Sinwar, kreut të Hamasit në Gaza.

Ata e kuptojnë se diçka ka ndryshuar në mendjen e shefit, nuk është fjala për kërcënimet e jashtme, për luftën me Izraelin, për 11 ditët e fundit të konfliktit në maj 2021.

Është politika e brendshme, si gjithmonë, ajo që minon strategjitë edhe në një organizatë terroriste.

Sinwar e bëri llogaritjen në gishtat e njërës dorë: katër balotazhe para se të zgjidhej sërish kryetar i lëvizjes, kundërshtari që nuk u dorëzua është pjesë e themeluesve, konsiderohet më ekstremist, më i ashpër se ai.

Pra, psikologët e Shin Bet e rishikojnë dosjen: ata analizojnë gjestet dhe sjelljet e njeriut që deri në atë moment besonin se i dinin, mund t’i parashikonin.

“Mënyra se si ai ecën nëpër rrugë” – komentoi një burim për gazetën “Haaretz” pas armëpushimit dy vjet më parë – “fakti që ai pranon të zhytet mes njerëzve, të lërë veten të preket”.

Janë të gjithë elementë të rinj.

Ai po krijon mitin e tij personal, ai flet për veten si i zgjedhuri i Zotit: është ai që duhet të luftojë për Jerusalemin në emër të myslimanëve.

Zjarri brutal i njeriut që në këto 35 ditë lufte është i kërkuari numër një, trofeu që ushtria kërkon t’u tregojë izraelitëve, u duk që në marrjen në pyetje.

Tani – siç pretendon inteligjenca – ai fshihet në një bunker pranë spitalit Shifa në qytetin e Gazës.

Ai kurrë nuk e ka fshehur se nevoja për të ruajtur pastërtinë e ideologjisë fondamentaliste ishte pjesë e misionit të tij, që kur shtyu karrocën me rrota të Sheikh Ahmed Jasinit, frymëzuesit fetar të dhunës terroriste.

Në vitin 1989 Sinwar u dënua nga izraelitët për vrasjen e katër palestinezëve të konsideruar si tradhtarë, sipas të cilëve skuadrat e besnikërisë absolute që ai vetë krijoi i kishin transmetuar informacione armikut.

Ai tregon gjithçka, e thotë menjëherë: Dua të të tregoj si filloi.

Policia politike dhe morali fundamentalist.

Kreu i ardhshëm i Hamasit është gjykatësi dhe xhelati.