Gjuetari e qëllon 75 vjeçarin duke menduar se është dre (VIDEO)

Një gjuetar, i cili aksidentalisht qëlloi me armë një 75-vjeçar që kishte dalë për vrapim në mëngjes ngase mendonte se ishte dre, u akuzua për vrasje në Suedi.

Njeriu 48-vjeçar, emri i të cilit nuk është zbuluar ende, i tha policisë se ai e ka qëlluar Olle Rosdahl, 75-vjeçar, rastësisht në qytetin Klippan në Skane County të Suedisë jugore.

Por autoritetet, të cilët sapo kanë lëshuar videon e regjistruar nga pamjet elektronike të armëve, thonë se ishte e qartë se objektivi i tij ishte një qenie njerëzore.

Rosdahl, i cili kishte qenë duke shijuar mëngjesin rreth orës 4:30 pranë shtëpisë së tij, tha: “Kam dëgjuar një zhurmë të armës së zjarrit dhe një hedhje në tokë”.

Rosdahl u plagos rëndë, por arriti të shkojë tek një fqinj disa qindra metra larg, ku ai mori ndihmë. Ai u dërgua në spital nga ambulanca.

Rastin mjekët e cilësuan si jashtë rrezikut për jetë, ngase nuk ishin goditur organet vitale të 75-vjeçarit.

Gjuetari gjithashtu dyshohet se ka përdorur municione të paligjshme dhe pamje infra të kuqe, të cilat gjithashtu kërkojnë leje të posaçme.