Gjuan me armë zjarri në banesë

Në një nga dritaret e objektit banesor në Maliveshë është goditur nga një i panjohur me armë zjarri.

Policia e cila ka dalur në vendin e ngjarjes pas raportimit nga një ankues ka gjetur dhe ka konfiskuar një predhë të fishekut.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një predhë e fishekut kishte goditë xhamin e një dritareje të objektit banesor. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe konfiskuar si dëshmi një predhë të fishekut. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë