Të shtëna
Gjuan me armë zjarri në aheng
Një person është ndaluar dje në fshatin Arllat të Drenasit pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjarë.
Gjatë një ahengu në fshatin Arllat të Drenasit një person ka shtënë me armë zjarri, njofton PK, përcjell lajmi.net
Të dyshuarit i janë konfiskuar një pistoletë dhe tre fishek.
“Është raportuar se në një aheng familjar, një i dyshuar mashkull K/Shqiptar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari si provë materiale është konfiskuar një pistoletë me tre fishek. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton PK.