Gjuan me armë nga vetura e tij, policia nuk arrin ta zë

Një person gjatë ditës së djeshme në Kaçanik shtiu me armë nga vetura e tij në lëvizje.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ankuesi ka raportuar se i dyshuari i gjinisë mashkullore teksa ishte duke lëvizur me veturë, mbi urën e lumit Lepenc, ka shtënë me armë zjarri.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje por nuk kanë gjetur dëshmi.

Me vendim të prokurorit është kërkuar i dyshuari por nuk është hasur.