Gjuan me armë në aheng, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi ka gjuajtur me armë në ajër gjatë një ahengu në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur dje pas mesnate, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë dhe gjashtë gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rastet e gjuajtjes me armë nuk janë shumë të rralla në Kosovë. Incidente të tilla kanë shkaktuar edhe disa herë politikanë të Kosovës.