Policia e Kosovës njofton se dje në ora 14:25 në Podujevë, një veturë me targa të huaja e cila kishte qenë në lëvizje kishte gjuajtur me armë zjarri dhe kishte goditur veturën tjetër me targa vendore në të cilën kishin qenë katër viktima, por askush nuk ishte lënduar.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë policore, të cilët kishin gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut, shkruan Ballkani.info.

Policia lidhur me rastin e ka gjetur edhe të dyshuarin, me ç’rast ka bastisur shtëpinë e tij në të cilën kishin sekuestruar një pistoletë me dy fishek.

Nuk dihet motivi i rastit, i dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet./Ballkani.info./