Gjuajtje me armë zjarri në ahengje dhe arrestime nga policia

Policia e Kosovës ka raportuar për disa arrestime për shkak të përdorimit të armëve të zjarrit nëpër ahengje dhe raste të tjera.

Në raportin 24 orësh vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur disa raste të tilla, njofton Klan Kosova.

“Në Klinë rreth orës 21:15 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me një fishek. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

“Gjakovë 31.07.2019 – 07:00. Ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar policinë se dikush ka shtënë me armë zjarri. Policia në vendin e ngjarjes ka vërejtur tri gjurmë të shkaktuara nga predhat. Rasti mbetet nën hetime”.

“Gjakovë 31.07.2019 – 22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i njëjti në aheng familjar ka shtënë në ajër me armë zjarri. Arma me 89 fishek dhe 13 gëzhoja janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

“Novobërdë 31.07.2019 – 17:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se nga një predhë e fishekut i janë dëmtuar shkallët. Njësia policore ka arritur që ta arrestoj të dyshuarin mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

loading…