Gjuajtje me armë në Klinë, arrestohen dy persona
Gjatë ditës së djeshme në Fshatin Berkovë të komunës së Klinës është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri.
Një person ka raportuar në polici se dy të dyshuar, me të cilët kishte pasur miqësi e më pas mosmarrëveshje, kishin ardhur me një automjet afër shtëpisë së tij, ku kishin shtënë me armë zjarri në ajër, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur, shkruan Ballkani.info.
Rastit iu kanë përgjigjur njësitë relevante policore.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë e plumbit.
Me urdhër të gjykatës, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit lirohen. /Ballkani.info/