Në fshatin Kovaqec të Kaçanikut kanë ndodhur dy raste të gjuajtjeve me armë zjarri.
Hetuesit policor kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore ku në rastin e parë nga i dyshuari K.K.(m/sh/k 18 vjeç) kanë gjetur dhe konfiskuar:
– Një armë AK-47 e kalibrit 7,62 mm
– Tre karikator
-Një pistoletë ,,Zoraki)
– 58 fishekë
Ndërsa, në rastin e dytë,nga i dyshuari D.M.(m/sh/k 18 vjeç) është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjysmë automatike.
Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Ballkani.info/







