Tentim vrasje

Gjuajtje me armë në Gjakovë, dyshohet për tentim vrasjeje

Dy grupe raportohet se janë gjuajtur me armë zjarri të dielën në mbrëmje në Gjakovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë.

“Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar  si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftim.