Prishtinë

Gjuajtja me armë mes dy grupeve në Prishtinë: Plumbi kap veturën e kalimtarit, në të kishte edhe fëmijë

Një gjuajtje me armë ka ndodhur para orës 22:00 në kryeqytetin e Kosovës, saktësisht tek Posta Kryesore.

IndeksOnline mëson se incidenti ka ndodhur në mes dy grupeve të cilët janë gjuajtur me armë gjersa kanë qenë veturat në lëvizje.

Mirëpo ka ky incident ka pësuar një veturë e tipit BMW, e cila ishte duke kaluar në atë pjesë.

Brenda saj ishte një familje e tërë, dy fëmijë me prindërit e tyre që ishin duke kaluar rastësisht kur ka ndodhur ngjarja.

Mirëpo, fatmirësisht plumbi nga dorasit nuk kanë arritur të depërtojnë brenda veturës, por ka dëmtuar atë.

Bllokohet rruga pas gjuatjes me armë, në rrugën mbi postën kryesore në Prishtinë