Gjuajti me armë zjarri në aheng, arrestohet

Në Komunën e Klinës është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një dasëm.

Policia e Kosovës ka konfiskuar armën ‘AK-47’, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në orën 20:15, në Sheshin “Mujë Krasniqi”.

Komunikata e Policisë:

Sheshi “Mujë Krasniqi”, Klinë 12.08.2019 – 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri. Arma ‘AK-47’ pa municion është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

loading…