Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka njoftuar se prezantuar programin para anëtarëve të PDK-së në Oden e familjes Sinani në Korreticë dhe në qytetin e Drenasit.

Gjoshi përmes një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova mundet dhe meriton më mirë.
Ai ka falenderuar për mbështetjen si kandidat për deputetë, raporton Ballkani.info.

“Falenderues për mbështetjen tuaj për mua si kandidat me numrin 50 në listë. Ju ftoj që edhe ditëve në vazhdim të bashkoheni ekipit më të mirë për një Kosovë ma të mirë”, ka shkruar Gjoshi./Ballkani.info/

Postimi i plotë: