Gjoshi për debatin parlamentar për punën e Qeverisë: Sa për Kurtin ky diskutim nuk do të ndodhte kurrë

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se debati i sotëm për punën e Qeverisë ka ardhur si pasojë e insistimit të opozitës, pasi që sipas tij, sa për kryeministrin Albin Kurti, ky debat nuk do të ndodhte kurrë.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, Gjoshi ka thënë se Kurti nuk dëshiron që të debatohet për punët e këqija të Qeverisë së tij.

Sipas tij, afera korruptive, nepotizën, politikë e jashtme e dështuar, armiqësi me Tiranën, dialog pa kushte me Serbinë, e tema tjera e karakterizojnë Qeverinë Kurti.

Shkrimi i tij i plotë:

Çfarë anomalie që pas 142 ditësh të mbaht sot debat parlamentar për punën 100 ditëshe të Qeverisë Kurti 2.

Ky debat vjen vetëm pas insistimit të opozitës, sepse sa për Kurtin dhe transparencën që e premtonte, do të kalonin edhe 100 ditë të tjera dhe ky debat nuk do të ndodhte kurrë.

Albin Kurti nuk dëshiron që të debatohet për punët e këqia të Qeverisë së tij, që as pesimistët më të mëdhenj nuk do ta besonin se do të degradonte kaq shpejtë.

• Afera korruptive • skandali me tiketat ngjitëse 5 euroshe • nepotizëm • politizim i institucioneve të pavarura • arrogancë në paraqitje • ikje nga debatet publike në media • politikë e jashtme e dështuar • armiqësim me Tiranën zyrtare • hapje e tregut për prodhimet serbe • dialog pa kushte me Serbinë • e dhjetëra tema të tjera e karakterizojnë Qeverinë e degraduar të Kurtit.