Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë përgjegjës ish-kryeministrin Albin Kurti dhe ish ministrin Arben Vitia për shtimin enorm të rasteve me koronavirus në Kosovë.
Ai ka thë se përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook, vendimet politike të Albin Kurtit e Arben Vitisë për të lejuar tubimet politike protestuese në shesh në kohë pandemie kanë shkaktuar dhe do të rrisin edhe më shumë numrin e të infektuarve.
Deklarata e plotë e Betim Gjoshit: Shifrat e ditës së sotme flasin për 129 të infektuar me Covid-19 dhe nuk kemi nevojë ta fshehim – këto janë dhuratë nga Albin K. dhe Arben Vitia.
Këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes. Kurse, komplet keqmenaxhimi i pandemisë është për shkak të dy partive politike LDK-së dhe VV-së, të cilat edhe pse ishin partnerë në qeverisje më shumë luftuan njëra tjetrën se koronavirusin. #Amatera #Mashtrues







