Qeveria e Kosovës

Gjoshi i PDK-së: Kryeministër, ku e ke sovranitetin në veriun e Kosovës?

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për sovranitetin në veri në Kosovës.

Gjoshi  përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se shefi i ekzekutivit nuk është në gjendje për të bërë hapjen e shkollave si qendra të vendvotimit për datën e 21 prillit.

“Nuk je në gjendje t’i hapësh shkollat si qendra të votimit më 21 prill edhe këtë po vazhdon ta quash shtrirje sovraniteti? ‘21 Prilli’ është vetëm shpërfaqje e dobësisë të Republikës së Kosovës nga kryeministri, Albin Kurti. Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, më 21 prill, Qeveria e Kosovës nuk po arrin të sigurojë hapjen e shkollave në veriun e Kosovës ku qytetarët do të mund të votonin”, ka shkruari ai, raporton Ballkani.info.

Gjoshi madje ka akuzuar Kurtin për dorëzim përballë Listës Serbe dhe Milan Radojçiqit.

“Albin Kurti është dorëzuar përballë Listes Serbe të Milan Radojiçiqit, me të cilin ai dhe partia e tij, Vetëvendosje, janë zënë duke u koordinuar për politika të brendshme të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gjoshi./Ballkani.info/

Postimi i plotë: