Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi e ka zbërthyer qëllimin e Vetëvendosjes sa i përket certifikimit të Listës Serbe.

“Si po certifikohet Lista Serbe, me vota “kundër”, por me instrumente të dirigjume prej pushtetit”, shkruan fillimisht Gjoshi dhe i shtjellon hapat në vazhdim.

Sipas tij, hapi i parë ka të bëjë me atë që zyra për KQZ, me drejtor të emëruar prej kësaj qeverie, i rekomandon KQZ-së certifikimin e Listës Serbe.

“Në shkresë shënohet që vendimi është marrë pas “verifikimit” prej institucioneve përkatëse dhe n’përputhje me ligjet për zgjedhje. Hapi 2: Kur vjen momenti i votimit, para se me votu kundër, bojmë shou për media. Ua bajmë dramë, u japim tituj gazetarëve që me u duk sikur VV po e kundërshton certifikimin. Hapi 3: Lista Serbe ankohet n’PZAP, ku prapë kryesuesi është i emërum prej kësaj qeverie. Vendimi: Lista Serbe ka të drejtë me garu dhe certifikohet”, ka shkruar Gjoshi.

Sipas tij, kjo lojë është veç e pritshme, manipulimi është i qartë.

“Po dy gjëra janë shumë të rënda: 1. Kosovës po i dëmtohet imazhi ndërkombëtar, për një grusht votash. 2. Institucionet e shtetit po përdoren pamëshirë, vetëm për interesat e pushtetit.

Ndjej keqardhje për njanën, e sidomos për tjetrën. E vërteta është e thjeshtë, dhe shumë e dhembshme: sa herë që pushteti e përdor shtetin për interesat e veta, humb Kosova. Edhe unë do të isha i gëzu mos mu certifiku Lista Serbe, por me pas përnime ish dashtë me marr masa shteti me kohë, menjëherë pas Banjskës. Kjo e sotit është veç një lojë e lodhët. Edhe Mimoza Kusari e di këtë!

Fëmijë të lazdruar, të papërgjegjshëm e t’padijshëm!”, ka shkruar Gjoshi. /Ballkani.info/