Gjoshi: 105 nuk është vlerë, por varfërim i mëtejmë

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, kritikuar Qeverinë e Kosovës për caktimin e vlerës se koeficientit të pagave në sektorin publik.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vlera e koeficientit prej 105 eurove është varfërim i mëtejmë i shërbyesve publik.

Ai ka thënë se kjo vlerë do të nxit ikjen e qytetarëve nga Kosova.

“105 nuk është vlerë, por është varfërim i mëtejmë në kohë krize dhe nxitje institucionale për ikjen e qytetarëve nga Kosova. 15 vitet e opozitarizmit dhe propagande kundër Kosovës, si një vend ku nuk jetohet, Albin Kurti po i kthen në vendime”, ka shkruar Gjoshi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka konfirmuar sot se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110.