Gjonbalaj i VV-së pretendon se e mbajti premtimin për “50 milionët”?

I përfolur shumë për 50 milionët që tha se do t’i investonte në Kosovë, biznesmeni i afërt me VV-në, Gazmend Gjonbalaj, po pretendon ta ketë përmbushur këtë premtim.

Sot janë bërë më shumë se dy vite e gjysmë që prej premtimit të Gazmend Gjonbalajt, biznesmen i afërt me VV-në, se nëse fiton Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare, ai do t’i investojë 50 milionë euro.

Por sot, kur askush nuk ka dëgjuar për ndonjë investim të prekshëm në Kosovë, Gjonbalaj po pretendon ta ketë mbajtur premtimin për 50 milionëshin.

Në një postim të tij në Facebook në shkurt të këtij viti, Gjonbalaj ka pretenduar se ka rritur stafin e punëtorëve në Kosovë, teksa asetet nën menaxhim sipas tij janë dyfishuar në mbi 600 milionë dollar.

“U bënë gati dy vite pune me ekipin në Kosovë. Nga prilli i vitit të kaluar kur pata një bisedë me televizionin RTK, kemi rritur stafin në Kosovë. Asetet nën menaxhim janë dyfishuar në mbi $600 milion”,

Ai në këtë postim thotë se është krenar për këtë që ka krijuar në Kosovë, dhe thotë se janë hapur 20 vende të reja pune.

Në fund të postimit të tij, Gjonbalaj ka shkruar “Promises made, promises kept”, që në shqip do të thotë “premtime të dhëna, premtime të mbajtura”, e premtimi i vetëm që qytetarët e Kosovës mund të kenë dëgjuar nga Gjonbalaj, është ai i 50 milionëshit. /Lajmi.net/

Mbi dy vite e gjysmë nga premtimi i Gjonbalajt për 50 milionët, asnjë shenjë nga biznesmeni i VV-sëKanë kaluar më shumë se një vit që prej se Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë marrë pushtetin për herë të dytë në Kosovë, pasi për të parën herë e morën pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, dhe pas një koalicioni me LDK-në i cili më pas dështoi.Lexo me shumëlajmi.net