Gjon Karrica bëhet baba i një vajze, mësohet emri i saj

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjon Karrica, është bërë sërish baba.

Ai dhe bashkëshortja e tij, kanë mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën kanë vendosure që ta pagëzojnë me emrin Dita.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Gjoni, përmes publikimit të një fotografie në InstaStory.

Në imazh, këngëtari i njohur me emrin artistik ‘Lugati’ zbulon identitetin e vajzës së tij porsalindur, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Emri im është Dita”.

Foto: Gjon Karrica/InstaStory

Gjonit përndryshe i ishte kumtuar lajmi se do të priste edhe një tjetër fëmijë, gjatë qëndrimit të tij në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ‘Lugati’ kishte deklaruar se nëse do bëhet baba i një djali, atij do t’ia lë emrin Arkimed për nder të Stresit, ndërsa nëse e ka vajzë, Dita në respekt të opinionistes së Big Brother VIP Kosova, Afërdita Paçarada. /Telegrafi